Sondazhi Top Channel-Angi Richerce/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

30/03/2023 22:10

57.2% e shqiptarëve kanë besim tek kreu i qeverisë, Edi Rama, sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

Në lidhje me këtë rezultat të ftuarit në studio kanë krijuar debat në Top Story.

Teliti: Ata thonë mjaftueshëm hanë nga një simite e gjysëm.

Mazniku: Sa besim ke ti tek Edi Rama është pyetja. Kënaqemi edhe me pak, tregues se kanë besim tek ne.

Luarasi: Pse e çoni tek ushqimi kur është tek besimi? Unë jam e ftuar do të ndërhyrë.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, skype apo web.

 

Top Channel