Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ Sa e njohin dhe sa besim kanë qytetarët e Tiranës tek Belind Këlliçi

30/03/2023 22:49

22.8% e qytetarëve nuk e njohin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçin, sipas sondazhit të zhvilluar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

Të pyetur sesa besim kanë te kandidati Këlliçi, 47.6% janë përgjigjur “pak”, 17.3% “aspak”, 12.7% shumë dhe 22.4% “shumë”.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

Top Channel