Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ Beteja për Tiranën, 57% e qytetarëve do të marrin pjesë në zgjedhje

30/03/2023 22:37

57.9% e qytetarëve të Tiranës do të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, sipas sondazhit të zhvilluar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

Referuar sondazhit, kur janë pyetur “A mendoni se do të merrni pjesë në zgjedhje“, 16.5% e tyre janë të sigurt që do të marrin pjesë dhe 41% janë përgjigjur “Ndoshta po”.

19.7% nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa 22.4% e tyre janë përgjigjur “Ndoshta jo”.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.

Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

Top Channel