Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ 66.1% e qytetarëve mendojnë se situata ekonomike në Shqipëri do mbetet e njëjtë

30/03/2023 22:27

66.1% e qytetarëve në Tiranë mendojnë se situata ekonomike në Shqipëri do mbetet e njëjtë në vitet e ardhshme, sipas sondazhit të zhvilluar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

Sipas rezultateve të sondazhit, 16.7% e qytetarëve mendojnë se situata ekonomike në vitet e ardhshme do të përkeqësohet, ndërsa 17.2% e tyre mendojnë se situata ekonomike do bëhet më mirë.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.

Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

Top Channel