Shefi i OKB-së për energjinë atomike, Rafael Mariano Grossi, ka deklaruar se ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të trupave në rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s në Ukrainë dhe se uzina nuk mund të mbrohet më.
Komentet Grossi i bëri pas vizitës së të mërkurës, e cila ishte edhe vizita e dytë e tij në Zaporizhzhia që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar. Qëllimi i vizitës së tij, sipas IAEA, ishte që të “vlerësonte nga afër situatën serioze të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë në objekt“.
Agjencia ka pasur një ekip ekspertësh brenda fabrikës që nga shtatori i kaluar, por zoti Grossi e ka përshkruar situatën si “ende të pasigurt”.
“Është e qartë se aktiviteti ushtarak po rritet në të gjithë këtë rajon. Kështu që uzina nuk mund të mbrohet,” tha ai.
Top Channel