Nëse zgjedhjet do ishin nesër, kë do të votonin shqiptarët? Çfarë tregon sondazhi Top Channel-Angi Richerce

30/03/2023 22:50

Nëse zgjedhjet vendore do të ishin nesër, qytetarët e Tiranës do të zgjidhnin Erion Veliajn kryebashkiak.

53.8% e qytetarëve të Tiranës do të votonin Erion Veliajn, kurse 32.9% Belind Këlliçin.

Ky rezultat shkaktoi debat në studion e Top Story, ku po publikohen edhe sondazhet.

Mazniku: Këlliçin as nuk e njohin si kandidat, Veliaj ka diferenca të mëdha si kandidat.

Teliti: Unë jam optimist s ai përket të dhënave sepse do rikuperojnë, ajo që vlen është se sa persona kanë refuzuar të përgjigjen, qytetarët kanë frikë, sidomos sa më larg mirëqenies të jesh. Na ka ndodhur dhe me të afërm tanë që kanë frikë të shprehen. Kur je djalë i mirë nuk të njeh njeri, po të jesh horr, mashtrus, jo tirons, por të njeh por gjithë Shqipëria.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.

Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

Top Channel