Egla Ceno, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në një lidhje direkte, foli dhe mbështeti mikun e saj, konkurrent i Big Brother Vip, Elvis Pupën.

Egla njihet shumë nga publiku si “gruaja” e Visit, që pas episodeve komedi mes dy aktorëve, “Burrrë e grua”.

Duke shprehur simpatinë, aktorja tha se e sheh mikun e saj në finale.

“Unë do doja ta shihja me Luizin që është i padiskutueshëm kam edhe dy banore të tjera, Nita që ka disa vlera që për mua që meriton finalen dhe Jori”, tha Elga.

“Unë e njoh prej shumë vitesh, ndoshta 20 vjet diçka më shumë, sigurisht që ai e ka thënë që nuk përket atij lloj formati, por dëshira e tij për të qenë aty është e respektueshme”, tha mikesha e Visit.

E pyetur se pse aktorët e humorit bëjnë pak për të qeshur në shtëpinë e Big Brother Vip, Egla tha: “Janë njerëz normalë. Njerëzit presin të jesh humorist, por nuk funksionon kështu”. 

“Edhe pse kam 25 vite në teatër, unë kryesisht njihem nga skeçet me Visin”, tha aktorja ndërsa shtoi: ” Publiku nuk është budalla, publiku është i zgjuar, ka një peshore që nuk gabon asnjëherë, publiku të vlerëson për atë që je.”

Top Channel