Loredana, këngëtarja e suksesshme ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Këtë herë ylli ka tërhequr vëmendjen me një video në TikTok. Në video reperja shfaqet duke realizuar një ndër trendet e momentit, deri ku në një moment puth vajzën, me të cilën po realizonte trendin.

“My new girlfriend”, (e dashura ime e re), ka shkruar ajo poshtë postimit. Videoja numëron për momentin 1 milion klikime ndërsa edhe komentet ka qenë të shumta. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me Mozzik, babin e vajzës së saj. Sipas fansave me këtë video, këngëtari do krijojë një hit.

 

@loredanaofficialMy new girlfriend

♬ оригинальный звук – 🖤

Nëse do të ketë një këngë apo nëse Loredana është në një lidhje, kjo nuk dihet ende.

Mamaja e një vajze, Hanës, Loredana është aktive në rrjete sociale, duke postuar momente nga jeta e saj e përditshme.

Top Channel