​Arrestohen tre persona për prostitucion në Prishtinë, përdornin lokale për kryerjen e veprës penale

30/03/2023 10:24

Një mashkull dhe dy femra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të prostitucionit duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.

Sipas Policisë, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro para, një pistoletë me 4 copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.

Top Channel