Pandemia e Covid 15 shkaktoi panik në popullatë për shkak të shumë të panjohurave, por edhe për shkak të morisë së lajmeve të pavërteta që u përhapën me shpejtësi.
Në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera, gazetaret shpesh lanë boshllëk në informacion në pritje të konfirmimit të tij, duke i lënë terren përhapjes së ‘fake news’ apo dezinformimit nëpër rrjete sociale. Një ndër 5 gazetarët shkencorë që njihen në botë, Kai Kupferschmidt njëkohësisht korrespondent i revistës.
“Science”, shpjegon se ky ishte një ndër gabimet e gazetarëve që raportonin për pandeminë.
“Një ndër gabimet më të mëdha që bëmë është se nuk e theksuam mjaftueshëm sigurinë në disa situata. Teksa qytetarët kishin nevojë të kuptonin dhe të merrnin informacion, gazetarët ishin në pritje të informacioneve që ende nuk i kishin, por njerëz të tjerë e plotësuan këtë hapësirë me dezinformim dhe informacione të rrezikshme”.
Për korrespondentin e “Science Kai Kupferschmidt” në një situatë ku pasiguria ishte e madhe dhe informacioni ndryshonte me shpejtësi, ka gjithmonë vend për gabime.
“Në fillim të pandemisë, ne nxituam të tregonim imazhe të rrugëve dhe shkolla të boshatisura dhe nuk shkuam mjaftueshëm në spitale për t’i treguar njerëzve realitetin, përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve, dhimbjen përmes së cilës po kalonin pacientët. Më vonë, mbaj mend disa histori kur pacientët i jepnin lamtumirë familjarëve përmes ‘Zoom-it’. Kjo ishte shumë emocionale dhe një pjesë e rëndësishme e punës tonë për të treguar faturën e vërtet të pandemisë, që në fillim ne nuk e bëmë”.
Gabimet e gazetarëve në kohë të pandemisë së Covid 19 dhe si duhet të raportojmë korrekt në emergjenca shëndetësore të shëndetit publik Kay i ndau me 45 gazetarë, specialistë të shëndetit të Institutit Shëndetësor Publik dhe specialistë të komunikimit nga 11 vende të Europës Juglindore që u mblodhën në një seminar rajonal, organizuar nga Qendra e Ballkanit për Emergjencat Shëndetësore të OBSH-së dhe Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën në partneritet me SECID Qendra e Evropës Juglindore për Mbikëqyrje dhe Kontrolli i Sëmundjeve Infektive.
Top Channel