Çmimi “Inovatorit” për Taylor Swift, fjalimi emocionues: Mos hiqni dorë nga idetë tuaja, sado absurde

29/03/2023 08:55

Ylli amerikan i popit Taylor Swift ka marrë çmimin “Inovatorja” në festivalin e çmimeve muzikore “iHeart Radio” në teatrin Dolby të Los Angelos. Kjo është hera e parë që çmimi jepet që nga 2019-ta.

Ndërsa shkëlqente me veshjen e saj, Swift doli në skenë duke përqafuar miken e saj Fibi Brixhers dhe shijuar fitoren.  Në fjalimin e ceremonisë Swift tha se gjëja më emocionuese e këtyre mbrëmjeve dhe specifikisht e këtij çmimi është se hedhin dritë mbi vendimet që ajo ka marrë, të cilat duket se kanë qenë të duhurat i tha këngëtarja publikut.

Më tej ajo i bëri thirrje publikut dhe të rinjve, se ishin qindra mijëra ide absurde përpara se ajo të arrinte tek ato të mira. Jepini vetes të drejtën për të dështuar, trajtojeni mirë veten dhe bëni zgjedhjet me të cilat ju ndiheni mirë, dhe ndoshta do vijë dita që dikush të mendojë se keni qenë inovativë, vazhdonte fjalimi i këngëtares.

Swift foli edhe për marrjen e vendimeve të paprecedentë duke thënë se e vetmja gjë që ka zgjedhur të bëjë në karrierë është të bërurit gjërat ashtu siç ka menduar edhe pse ato ide mund të mos kishin pasur kurrë sukses më parë.  Swift i bashkohet një grupi artistësh si Pharrell, Justin Timberlake, U2, Chance the Rapper, Bruno Mars dhe Alicia Keys, të cilët e kanë pranuar çmimin që kur u shpërnda për herë të parë në 2014.

Këtë vit, Swift është nominuar për shtatë çmime të mëdha. Ajo është kandidate për Artistja e Vitit dhe Ushtria më e Mirë e Fansave, ndërsa kënga e saj “Anti-Hero” është nominuar për këngën e vitit, tekstin më të mirë dhe videoklipin më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA