Parashutistja amatore përplaset me shtyllën elektrike në Kaliforni, shpëtohet mrekullisht nga zjarrfikësit (fotot)

28/03/2023 18:57

Një e re që hidhej për herë të parë me parashutë mbeti e varur në telat e një shtylle të tensionit të lartë, duke i lënë vendin një shpëtimi dramatik të regjistruar në kamera në Kaliforni, në perëndim të SHBA.

Ngjarja e pazakontë ndodhi dje pranë liqenit Lake Elsinore, rreth 100 km në juglindje të Los Angeles.

Zjarrfikësat erdhën me shpejtësi në ndihmë të parashutistes së mbetur varur në shtyllën e tensionit të lartë, por gjithsesi qëndronte e qetë.

“Ajo thjesht po qëndronte e varur aty lart, e çuditshme pasi është mjaft e frikshme,” tha dëshmitarja okulare Jose Olea për rrjetin vendas  KCAL.

Zjarrfikësve iu desh të prisnin rreth 40 minuta para se punonjësit elektrikë të ndërprisnin rrymën elektrike për të shmangur kontaktin gjatë operacionit të shpëtimit.

Punonjësit më pas përdorën shkallë të larta për të arritur te parashutistja e bllokuar, e cila çuditërisht shpëtoi pa lëndim.

Pasi zbriti në tokë vajza, e cila refuzoi të jepte emrin e saj, tha për rrjetin vendas NBC Los Angeles tha se donte të fluturonte mbi një tjetër seri shtyllash elektrike, por gjithsesi ishte mirënjohëse që mbijetoi, edhe pse “nuk e dinte sesi”.

Nxënësja parashutiste e shkollës së hedhjeve Skydive Elsinore ishte në daljen e saj të parë vetëm, tha instruktori saj Josh Hall.

“Parashuta u hap mirë dhe ishte në funksion të plotë, por gjatë zbritjes ajo ngatërroi rrugën fluturoi larg zonës së hapur, duke rënë mbi linjat e rrymës elektrike”, tha ai The Press-Enterprise.

Kreu u zjarrfikësave Jeff Roberts, tha nuk e dinte sesi ajo i kishte shpëtuar kontaktit me rrymën elektrike.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA