Dy opinionistët e BBV Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari kanë surprizuar banorët, pas mbylljes së një “Prime” të pazakontë, që ndodhte për herë të parë në historinë e Big Brother.

Vizita e opinionistëve i ka gëzuar pa masë banorët, të cilit kishin nevojë për pak ndryshim në shtëpi, pas lajmit të zymtë që morën mbrëmjen e sotme për sulmin ndaj institucionit të Top Channel, ku mbeti i pajetë punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Ata vijojnë të shijojnë darkën në oborrin e shtëpisë, mes pyetjeve të shumta dhe kuriozitetit të madh që banorët kanë për jetën jashtë.

 

Top Channel