Kryeministri Edi Rama e vijoi dialogun me sipërmarrjen private, për ndërgjegjshmin e nevojës së rritjes së pagave, në një kompani manifakture në Kamës.
Pagat e punonjësve tha kryeministri janë një, prioritet kombëtar i përbashkët dhe shumë herë më i madh për bizneset në pasjen e punonjësve.
“E kemi dëgjuar prej kohesh që, “kemi vende pune, por s’kemi specialistë”, por sot kjo ka shkuar një hap më tutje. Nuk është më, “kemi vende pune, por s’kemi specialistë”, por “kemi vende pune por s’po kemi as punëtore”, pra s’po kemi as krahë të thjeshtë pune. Kjo kërkon një reagim dhe kjo kërkon një reagim të shpejtë, natyrisht duke filluar nga paga.”– tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama këmbënguli në dhënien fund të logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës.
“Shqipëria nuk mund të shkojë më tutje dhe nuk mund të arrijmë aty ku duam dhe ku me siguri do të arrijmë, me idenë që ka një krah pune të lirë në raport me të tjerët. Nuk e vendos më kjo zhvillimin sepse kjo faktikisht po godet palcën e ekonomisë që është pikërisht forca e punës. Po ul kapacitet për punë sepse nuk arrin dot, se ne nuk mund të pranojmë dot që paga minimale e cila nga prilli do të jetë 40 mijë lekë të jetë njësoj edhe në ndërtim. E para, sepse kjo nuk është më pagë, kjo është shfrytëzim.”– tha Rama.
Pagat shihen nga kryeministri si një çështje që lidhet drejtpërdrejtë me produktivitetin dhe çmimin. Çmimi lidhet me cilësinë e produktit dhe me tregun dhe çdo rritje pagash që shkon përtej këtij raporti faktikisht çon në falimentim.
Top Channel