Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të presidentit të Austrisë, Alexandër Van der Bellen.
Nga foltorja e Kuvendit, Von der Bellen është ndalur shkurtimisht tek klima e tensionuar politike, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas zyrtarit austriak, palët duhet të gjejnë gjuhën e kompromisit dhe mos të marrin vendime të nxituara për vendin.
“Kam qenë shumë kohë deputet, afërsisht 18 vjet në parlamentin austriak. Aty kam qenë deputet i partie në opozitë. Pra bashkëpunimin dhe jobashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës e kam kaluar vetë dhe sidomos para zgjedhjeve të rëndësishme nuk është diçka që është gjithmonë e lehtë. Gjej rastin të përmend diçka që e kam thënë kur kam bërë betimin tim në parlamentin austriak. Dy fjalë vetëm për kompromisin politik, është një gur themelor i demokracisë, të gjesh një kompromis do të thotë të lesh të dyja palët, të lënë dy qëndrime të kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët. Pra të mos marrin vendimi të nxituara. Në gjermani quhet një kompromis dembel, dua t’iu inkurajoj që kompromisi është zemra e një demokracie liberale”, tha Van der Bellen.
Top Channel