NATO ka qortuar Moskën një ditë pasi Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, duke e konsideruar retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”. 

“NATO është vigjilente dhe ne po e monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të na bënte të rregullonim tonën,” tha një zëdhënës i NATO-s.

“Referenca e Rusisë për ndarjen bërthamore të NATO-s (përmes aleatëve) është krejtësisht mashtruese. Aleatët e NATO-s veprojnë me respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare. Rusia ka thyer vazhdimisht angazhimet e saj për kontrollin e armëve, më së fundi duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri START”.

Sakaq, në një reagim të kujdesshëm për planet e Putinit për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, SHBA-të thonë se do të vazhdojnë monitorimin e situatës.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel në një deklaratë për CNN.

Top Channel