Shpërndante kanabis dhe heroinë të ndara në doza, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

24/03/2023 09:28
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike është arrestuar nga policia në Gjirokastër.

Në pranga ka rënë A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel