PD bashkoi votat me PS për dy Komisionet, Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, për të diskutuar për të fondin e vënë në dispozicion nga Mbretëria e Bashkuar për projektet strategjike në Shqipëri.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Rama, teksa përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan: “Takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, ku diskutuam mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë.”
Vlen të theksohet se, më herët kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime edhe me drejtuesit e kompanive më kryesore në Mbretërinë e Bashkuar ku fokusi kryesor i diskutimeve ishin investimet që lidhen me biznesin, energjinë dhe mjedisin.
Takimet e Ramës për tërheqjen e një rrjeti investitorësh në vend vijnë në kuadër të një vizite pune 3-ditore që kryeministri po zhvillon në Londër.
Top Channel