Mbreti Charles ka shtyrë vizitën e tij të parë shtetërore në Francë pasi protestat për reformën e pensioneve u kthyen në formë të dhunshme.
Një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë Francën mbi legjislacionin për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64.
Mbledhësit e mbeturinave kanë qenë në grevë për më shumë se dy javë në disa qytete, me Parisin që ka parë mijëra tonë mbeturina të pambledhura në rrugë.
Disa protestues i vunë zjarrin grumbujve të mbeturinave të enjten – pastrimi filloi herët në mëngjes të së premtes.
Demonstratat në qendër të Parisit ishin paqësore, por disa grupe thyen xhamat e dyqaneve, dogjën mbeturina dhe u përleshën me policinë.
Në qytetin e Bordosë, njerëzit u mblodhën kundër reformës dhe brohorisnin: “Macron, dorëhiqu!”
Një zjarr përfshiu derën e përparme të bashkisë së Bordo të enjten në mbrëmje.
Top Channel