“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Një drejtues automjeti është ndëshkuar me pezullim leje drejtimi dhe gjobë pasi po ndiqte ambulancën në shërbim emergjence.
Shoferi është kapur nga policia në rrugën interurbane Durrës-Tiranë. Ndaj tij u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe konkretisht që mos ndjekin dhe shfrytëzojnë lëvizjen e mjeteve emergjente.
“Tiranë/ Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit. Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj. Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel