Balerini Ilir Shaqiri, ish banor i Big Brother Vip, ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj, në episodin e parë të sezonit të dytë.

Iliri është pyetur për mendimin e tij për disa nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother Vip.

“Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, tha Iliri.

Ndërsa për Oltën Iliri tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj.”

Për Sabianin, “partnerin” e  tij në edicionin e parë, u shpreh: “U gëzova se hyri se kisha kohë që nuk e shikoja. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë kundrejt instiktit që ka për fëmijën e tij.”

Ish-konkurrenti është pyetur se kush del këtë javë, në nominimin kokë më kokë midis Oltës dhe Kiarës.

“Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, tha ai.

Top Channel