Bardhe Doda është nga Derveni i Krujës dhe ka ardhur në Durrës për të aplikuar në skemën e mbështetjes për naftën pa akcizë në bujqësi.

Është hera e parë dhe shpreson që aplikimi i saj të jetë i suksesshëm.

“Presim të na japin naftën, të plugojmë tokat dhe të mbjellim misër. Bujqësia pa mbështetjen e shtetit është shumë e vështirë. Nuk mund ta përballojmë dot.”

Edhe 84-vjeçari Kostandin Lala nga fshati Jubë po aplikon për të përfituar naftën pa taksa, ndërsa kërkon mbështetje dhe për gjetjen e tregut për prodhimet.

“Nafta kryesorja. Është tamam si buka për ne bujqtë në katunde. Unë rris jonxhë, grurë dhe rrush”.

Në Durrës, fermerët kanë shfaqur interes të shtuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.  Deri tani janë kryer mbi 300 aplikime, 80 % e të cilave janë për naftën pa taksa, por nuk mungojnë as për masat e tjera të mbështetjes.

I riu: Kemi aplikuar për lopët para 3 ditësh dhe sot kemi ardhur për të aplikuar për naftën.

Aplikime të suksesshme më parë?

I riu: Të suksesshme.

Një pjesë e fermerëve kanë vështirësi të aplikojnë online ndaj i drejtohen zyrave të sektorit bujqësor.

Punonjësja: Ka vështirësi për t’i skanuar letrat sepse për të hyrë online në rregull janë, por kur hynë për t’i skanuar letrat nuk dinë t’i skanojnë. Ato duhet të bashkëngjiten që të hyjnë në sistem dhe ne i ndihmojmë.

Në Durrës numërohen 27 109 individë me kod fermeri dhe 34 mijë familje fermere.

 

 

Top Channel