Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në UNESCO.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila krahas mesazhit në rrjetet sociale ka bashkëngjitur disa foto nga ky takim. Nisma, thotë Margariti, është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Margariti tha se, “mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel