Princi danez do të nis jetë të re në SHBA pas heqjes së titujve mbretërorë nga e ëma (fotot)

23/03/2023 21:48

Princi Joachim i Danimarkës duket se i ka vënë sytë Amerikës në një tjetër largim ose shkurorëzim të pashpjeguar të mbretërorëve nga Evropa.

Sot pallati mbretëror njoftoi se biri  mbretëreshës Margrethe dhe bashkëshortha e tij Princesha Marie, do të vendosen në Washington, D.C., kësaj vere.

Ata nuk dhanë arsyet e lëvizjes por thonin se 53-vjecari do të punojë në ambasadën daneze atje, nën kujdesin e ministrisë së mbrojtjes.

Me sa kuptohet, dy fëmijët e çiftit, djali 13-vjeçar Henrik dhe bija 11-vjeçare Athena, do të jenë me prindërit në zhvendosjen e tyre.

Joachim është gjithashtu baba i djemve Nikolai, 23 vjeç dhe Felix, 20, nga martesa e mëparshme me Alexandra, kontesha e Frederiksborg.

Lidhja e tyre kishte zgjatur nga viti 1995 deri në 2005.

Më 2008 ai u martua me Marie.

Pallati njoftonte se Joachim dhe bashkëshortja e tij 47 vjecare, ishin vendosur në Francë katër vjet më parë.

“Pas kompletimit të arsimimit ushtarak të princit Joachim në Francë, ai dhe princesha janë afiliuar me ambasadën daneze në Paris, respektivisht ai si atashe i mbrojtjes, dhe ajo si përfaqësuese e veçantë kulturore”.

Joachim shtonte se nuk kishte folur me nënën e tij apo me vëllanë princin Frederik për lajmin shokues.

Ai shtonte se zhvillimi vjen pasi “për fat të keq” monarkia nuk kishte ruajtur lidhjet me ta që prej njoftimit të ndryshimit të titujve.

Joachim është i gjashti në radhë për fronin e Danimarkës.

Fëmijët e tij ruajnë vendet e pasimit të fronit, respektivisht, i shtati deri te i dhjeti”.

“Me vendimin e saj Madhëria kërkon të krijojë kuadrin që nipërit e saj të mund të krijojnë jetën e tyre pa u kufizuar nga rrethana të veçanta apo detyrime të lidhura me familjen mbretërore të Danimarkës”, thuhej në një deklaratë të pallatit mbretëror.

Joachim ka thënë më parë për rrjetin francez ‘Ekstra Bladet’ në Paris se vendimi i mbretëreshës për heqjen e të drejtës së titullit për të dhe fëmijët e tij, ishte i papritur.

“Nuk është bukur të shikosh fëmijët e tu që keqtrajtohen kështu, që e gjenë veten në situata që nuk mund të kuptojnë”.

Edhe gruaja e parë e Joachim tha se vendimi është i pakuptueshëm e i trishtë.

“Fëmijët ndjehen te përjashtuar. Ata nuk e kuptojnë se përse po u merret identiteti kështu”, tha Alexandra said.

Joachim tha se ishte njohur fillimisht majin që shkoi me planin për heqjen e titujve të fëmijëve të tij, kur të arrinin moshën 25 vjeç.

Disa ekspertë thonë se vendimi i Margrethe ngjason me lëvizje të bëra nga shtëpi të tjera mbretërore vitet e fundit.

Në 2019 mbreti suedez Karl Gustav XVI njoftoi se fëmijët e tij Princesha Madeleine e Princ Carl Philip, do të humbasin titujt e tyre mbretërorë. Mbreteroreve me sa duket nuk u kërkon kush llogari publike apo arsye per veprimet e tyre.

FOTO GALERI
4/5
Bashkëshortha Princesha Marie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA