Chris Martin ‘nuk ha asnjëherë darkë’ pas bisedës me ‘legjendën’ amerikane Bruce Springsteen

23/03/2023 17:59

Këngëtari i njohur britanik Chris Martin ka zbuluar së fundmi se përse nuk ha kurrë vaktin e darkës.

Shumë besojnë se kjo është diçka e padrejtë pasi darka është vakti më i mirë i ditës.

Ti mund të rehatohesh në kolltuk pas një dite të lodhshme pune duke të të zënë gjumi kur ke ngrënë një pjatë të mbushur me ushqim.

Por vokalisti i grupit britanik Coldplay, Chris Martin thotë se asnjë herë nuk e bën këtë, pas bisede me ‘heroin’ e tij, kolegun e vjetër muzikant Bruce Springsteen.

Në një intervistë të fundit Martin tregon se përse nuk ka asnjëherë darkë: “Ndaloj së ngrëni prej orës 4 pasdite, dhe këtë e kam mësuar në një drekë që hëngra me Bruce Springsteen.

“Për fat isha me të për drekë pasi luajtëm në një koncert në Filadelfia, vitin që shkoi. Unë vetë isha me dietë, por pashë Bruce që ishte në formë edhe më të mirë se unë. Gruaja e tij Patti Scialfa, më tha se ai ha vetëm një vakt në ditë, dhe unë thash me vete, ‘Shumë mirë, kjo do të jetë dhe sfida ime e ardhshme’.

Por megjithëse ai përpiqet të ndjekë hapat e heronjve të tij, Martin mund të jetë duke hyrë në territore të panjohura.

Vetëm javën e shkuar, ish-gruaja e tij aktorja Gwyneth Paltrow u kritikua sërish për publikimin e një diete ekstreme gjatë të cilës thuajse agjëronte çdo ditë për rreth 10 orë.

Martin nuk konfirmonte nëse tani ha vetëm një vakt në ditë si Springsteen – apo nëse ndalon së ngrëni pas orës 4 pasdite.

FOTO GALERI
1/3
Në një intervistë të fundit Martin tregon se përse nuk ka asnjëherë darkë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA