Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar moderatorja Gerta Heta dhe vajza e saj Luna.

Edhe pse vetëm 12 vjeç, Luna ka fituar disa kampionate në not, duke e bërë mëse krenare të ëmën.

“Kur Luna ishte në gara, doja ta filmoja se e analizonim më vonë, por ishte e pamundur se më dridhej dora shumë. Nuk e shijoja, ndaj kam vendosur që tani nuk e xhiroj më”, tha moderatorja.

Kujtojmë se kampionati i fundit ku Luna u shpall fituese ishte ai në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel