Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit ku do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit me Escobarin, siç është paralajmëruar, do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë të shumtë në Capitol Hill.
“Kjo pjesëmarrje do të konfirmojë përkushtimin e Malit të Zi për proceset dhe reformat e mëtejshme integruese dhe do të përmirësojë më tej mirëkuptimin e ndërsjellë që do të nxisë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, ka pohuar ai.
Përveç takimeve me zyrtarët amerikanë, janë planifikuar takime me organizata të shumta në Uashington.
Kryeministri i Malit të Zi do të merr pjesë edhe në seancën e posaçme të Këshillit Atlantik.
Top Channel