Pamje nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin dramatik të këputjes së një ashensori të mbushur tej masës së lejuar, i cili u përplas përtokë nga dy kate lartësi në Brazil.
Fatmirësisht nga 11 persona ne kabine, vetëm tre mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë në një pallat rezidencial të Maceió në lindje të Brazilit.
Pamjet e kameras së sigurisë tregonin momentet kur grupi kalonte dyert njëra pas tjetrës në galerinë e pallatit 10-katësh, derisa mbërrijnë normalisht në katin e hyrjes, ku dyert nuk u hapën dhe ashensori u këput duke rënë poshtë në parkingun e nëndheshëm.
Rrjeti vendas Estado tha se vetëm tre persona pësuan plagë të lehta kur ata u përplasën me fundin e galerisë.
Leonardo Pereira, administratori i pallatit tha për rrjetin UOL Noticias: “Kur ashensori mbërriti në katin zero, ndaloi por dyert nuk u hapën por rinisi procesin dhe ra drejt bodrumit”.
“Njerëzit u trembën dhe më pas arritën të hapnin me forcë derën”.
Pamje të mëvonshme tregonin njerëzit e bllokuar që rikuperoheshin në parkingun e nëndheshëm.
Zëdhënësi i zjarrfikësve André Elias, tha se një prej arsyeve mund të ketë qenë tejmbushja e ashensorit: “Përgjegjësit e mirëmbajtjes duhet të sigurohen për funksionimin e saktë të ashensorit”.
Top Channel