Për të dytën herë radhazi, në pak muaj punonjës të disa sektorëve në portin detar të Shëngjinit vijojnë të protestojnë se nuk kanë marrë pagat, e më problematik mbetet sektori i zjarrfikëseve.

Punonjësit shprehen se kanë gati 3 muaj që nuk kanë marrë rrogat e nga ana tjetër në një komunikim me drejtorin e portit, ai justifikohet me faktin se nuk ka fonde të mjaftueshme dhe për këtë arsye pagat kalojnë me vonesë ose me këste.

Dje kanë kaluar një pjesë, aq mundësi financiare ka porti”– shprehet drejtori i portit.

Sipas tyre, ndërmarrja është drejt falimentit dhe kjo ka shkaktuar mungesën e pagave, e për pasojë  probleme të mëdha për ta pasi ajo është e ardhura e tyre e vetme.

Nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, punonjësit thonë se do të bllokojnë hyrjen e portit.

Nëse ky problem vazhdon, kemi hyrë në muajin e tretë pa marrë rrogat”.

I bëj thirrje Krimit Ekonomik të verifikojë se po bëhet një vjedhje e madhe, prandaj nuk po paguhemi ne”- shprehen punonjësit e shqetësuar.

Në portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësitë e pagesave prej kohesh, duke kërkuar që t’i jepet zgjidhje kësaj situate.

Top Channel