Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ndërsa ka publikuar zyrtarisht albumin e saj të radhës, nuk harron të vë në dukje herë pas herë origjinën e saj.
Bebe Rexha publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria dhe një video duke kërcyer me këngë shqip në Los Angeles
Ajo duket aktive në rrjete sociale dhe energjike, ku ndër të fundit është një postim-galeri që përmban pak nga fëmijëria e saj, të afërmit dhe origjinën shqiptare.
View this post on Instagram
“Duke kënduar ‘cover’ dhe duke festuar”, ka shkruar Bebe.
Ndër postimet e 33 vjeçares përfshihet edhe një video ku ajo kërcen me kunatën e saj në Los Angeles, nën tingujt e këngës “Zemër” të Dhurata Dorës.
Gjithashtu edhe një foto familjare e rallë nga fëmijëria e saj, Bebe ka zgjedhur ta publikojë, ku shihet me prindërit e saj, me origjinë shqiptare.
Ylli do të publikojë albumin e saj të tretë, të titulluar Bebe më datë 28 prill. Rexha ndau gjithashtu kopertinën e albumit, që duket se ka temën e stilit të viteve 70-të.
my third studio album “BEBE” is out april 28!!!!! pic.twitter.com/6zDSlx2daN
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 15, 2023
Top Channel