Aksident në Tiranë/ Makina merr përpara barrierën e rrugës dhe hipën mbi trotuar

21/03/2023 19:01

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Dy mjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në fotot e sigurua nga LSA duket që mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën e rrugës dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar këmbësorët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel