“Gjilpëra sigurie”/ Mjeti që përdorin gratë indiane për t’u mbrojtur nga kërcënimet seksuale

20/03/2023 09:13

Pothuajse çdo grua në Indi ka një histori ngacmimi seksual që ka ndodhur në hapësira publike të mbushura me njerëz.

Për të goditur grabitqarët e tyre, gratë përdorin gjithçka që kanë, për shembull, studentet që udhëtonin në autobusët dhe tramvajet e mbipopulluara në qytetin lindor të Kalkuta dekada më parë, përdornin çadrat e tyre.

Shumë prej tyre i mbanin edhe thonjtë e gjatë dhe të mprehtë për të gërvishtur duart  që i preknin, të tjerat përdornin takat e mprehta për të goditur burrat që do të përfitonin nga turma për t’i prekur apo ngacmuar.

Shumë të tjera përdorën një mjet shumë më efektiv, paramandat e rrobave që janë të kudogjendura.

Që nga shpikja e tyre në 1849, paramandat janë përdorur nga gratë në mbarë botën për të fiksuar pjesë të ndryshme të veshjeve, ose për të rregulluar një defekt të papritur në veshjen e tyre.

Këto paramanda  janë përdorur gjithashtu nga gratë në mbarë botën për të luftuar ngacmuesit të tyre.

Disa muaj më parë, disa gra në Indi rrëfyen në Twitter se mbanin gjithmonë një paramandë në çantat e tyre dhe se ishte arma e tyre për të luftuar perversët në hapësira të mbushura me njerëz

Sipas një sondazhi në internet të 140 qyteteve indiane në vitin 2021, 56% e grave raportuan se ishin ngacmuar seksualisht në transportin publik, por vetëm 2% shkuan në polici. Një shumicë dërrmuese thanë se morën masa vetë ose zgjodhën të injoronin situatën, shpesh duke u larguar sepse nuk donin të krijonin një skenë, ose ishin të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

Më shumë se 52% thanë se kishin refuzuar arsimin dhe mundësitë e punësimit për shkak të “ndjenjës së pasigurisë”.

“Frika nga dhuna seksuale ndikon në psikikën dhe lëvizshmërinë e grave më shumë sesa dhuna aktuale,” thotë Kalpana Viswanath, e cila bashkëthemeloi Safetipin, një organizatë sociale që punon për t’i bërë hapësirat publike të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë.

“Gratë fillojnë të vendosin kufizime ndaj vetes dhe kjo na mohon shtetësinë e barabartë me burrat. Ka një ndikim shumë më të thellë në jetën e grave sesa akti aktual i ngacmimit.”

Zonja Viswanath thekson se ngacmimi i grave nuk është vetëm një problem indian, por është një çështje globale.

Top Channel