“Nëse njeriu mendon se çfarë është dashuria unë e ndjeva tek bimët”- thotë Liri Miho, e cila gjithë jetën e saj e kaluar  duke u kujdesur për bimët.

Në periudhën e komunizmit, ajo ishte drejtuesja teknike e serave të erëzave dhe sallatave të Tiranës. Duke parë rëndësinë e këtyre bimëve në kuzhinë, Liria vendosi që në 1999 të hapte serat e para bimë të reja , që për konsumatorin ishin të panjohura.  Kështu ajo do të  ishte e para fermere që solli sallatën e rukolas dhe domatet e vogla në Shqipëri.

Vizioni im ka qenë për të ardhmen, për masën e konsumatorëve që të prodhoj kultura që ishin pak ose aspak të njohura për tregun shqiptarë. Pra futja e kulturave të rralla dhe popullariteti i tyre bëri që rukola është bërë një sallatë masive.”- thotë fermerja.

Liri Miho, thotë se puna si pedagoge pranë UBT e ka ndihmuar atë të ketë një tjetër qasje ndaj bujqësisë.  Por kjo nuk do të thotë që Liria nuk është përballë më vështirësitë e tregut.

Unë shikoja ngjashmërinë që kishte rukola me çikoren. Atëherë u lidha me një mikun tim që shiste në tregun e pazarit të ri, dhe i them që kam kultivuar një bimë të re që nuk e njeh njeri në Shqipëri. Të lutem vëri etiketën çikore dhe këshilloi që të mos e ziejnë sepse vlerat ushqimore të saj, janë kur bima qëndron e freskët.“- thotë Liri Miho.

Në një sipërfaqe tokë mbi 1 Ha, në serat e Lirisë gjen mbi 26 lloje prodhimesh bujqësore. Ajo thotë se në tokën e saj nuk përdoren kurrë pesticide, insektet apo sëmundjet e ndryshme të bimës, Liria thotë që i lufton në mënyrë organike.

Rukola është një namtocid shumë i mirë si kulturë  bimore. Pra kjo sipërfaqe që jemi ne nuk vilet më. Atëherë produktin do ta mbledh të gjithë dhe do ta dekompozoj dhe do t’i rikthehet përsëri tokës por në formën e një humusi. Kështu i rikthej përsëri tokës atë element ushqyes që ia ka marrë bima, por edhe higjenizimin e tokës.“- shton fermerja.

Pedagogia e agronomisë thotë se sfida e radhës është jo vetëm që të shtojë sipërfaqen e të mbjellave, por edhe shtimin prodhimeve të reja bujqësore.

Top Channel