Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti tha se nuk ka ende pajtim sa i takon planit të zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Duke folur për gazetarët në Ohër, ai tha se për tekstin e këtij plani do të diskutohet gjatë takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nga këtu do të shkoj për takim më presidentin Pendarovskin dhe me pastaj kemi takimet bilaterale përkatësisht me Borrell dhe Lajcak që i paraprinë takimit trilateral.
Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës sovranitetin integritetin territorial interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pandarkm sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve.
Me këtë rast përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim të mirë me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel me datë 27 shkurt ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje.
Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultoj me marrëveshjen marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”– tha Kurti.
Top Channel