Marrëveshja e ish-presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha për zgjedhjet e 14 majit duke bashkuar forcat në një koalicion të quajtur “Bashkë fitojmë”, pati kundërshtinë e avokatit të Partisë Demokratike së kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e KQZ.

Indrit Sefa akuzoi se koalicioni ishte i jashtëligjshëm duke përdorur siglën e PD-së, deklaratë e cila u shoqërua me debate në seancën publike të KQZ për regjistrimin e koalicionit.

Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë.  Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi që të  përjashtojë siglën e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, dhe regjistroi koalicionin vetëm me 3 parti. Sipas tij ky vendim u bazua në precedentin e krijuar për zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022.

“Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK, theksoi Celibashi.

Ky vendim mund të ankimohet brenda 3 ditëve pranë KAS.

Ndërkohë Celibashi la në fuqi vendimin e komisionit të ankesave dhe sanksioneve që njeh PD e Alibeaj si subjekt zgjedhor për garën e 14 majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA