Sezoni 6 i “The Crown” do të përfshijë takimin e Princit William me Kate Middleton

17/03/2023 11:59

“The Crown” do të detajojë origjinën e marrëdhënies së Princit William dhe Kate Middleton.

Seriali i Netflix, aktualisht duke filmuar sezonin 6, do të rikrijojë takimin e tyre të parë në shkollën St Andrews në Skoci në 2001. Ed McVey dhe Meg Bellamy luajnë çiftin mbretëror.

Pasi nëna e William, Princesha Diana, vdiq në 1997, ai vazhdoi studimet në Kolegjin Eton.  William me Kate Middleton filluan të takoheshin në vitin 2003. Sezoni 5 i serialit përfundoi me martesën e Princit Charles dhe Dianës.

Shfaqja do të gërmojë më tej në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000 për familjen mbretërore. Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “The Crown” do të transmetohet më vonë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA