OBSH: COVID-19 do të përfundojë si emergjencë e shëndetit publik këtë vit

17/03/2023 18:12

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se bota është shumë më mirë tani se sa gjatë nisjes së pandemisë së COVID.

Ai tha se është “mirë të shohësh” që për herë të parë, numri javor i vdekjeve të raportuara në katër javët e fundit ka qenë “më i ulët se kur përdorëm për herë të parë fjalën ‘pandemi’ tre vjet më parë”.

“Kam besim se këtë vit do të mund të themi se COVID-19 ka përfunduar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, tha ai.

Por ai shtoi: Ne nuk jemi ende atje. Javën e kaluar, kishte ende më shumë se 5,000 vdekje të raportuara. Kjo shifër 5,000 është shumë për një sëmundje që mund të parandalohet dhe trajtohet.

OBSH i bëri thirrje Kinës që të jetë “transparente në ndarjen e të dhënave”, si dhe të kryejë hetimet e nevojshme dhe të ndajë rezultatet.

“Të kuptuarit se si filloi pandemia mbetet një imperativ moral dhe shkencor”, tha zoti Adhanom Ghebreyesus.

Top Channel