“Një film horror”, Paris Hilton flet për abuzimin ndaj saj në adoleshencë, në një konvikt 

17/03/2023 21:29

Paris Hilon ka folur për adoleshencën e saj, të cilën e quan ç’njerëzore, dhe abuzimin ndaj saj në një konvikt për fëmijët që sjellin telashe, pra pak trazovaçë.

Në fillim të viteve 2000, Hilton ishte një nga femrat më të fotografuara në botë, udhëheqëse e një grupi që përfshinte Britney Spears, Kim Kardashian dhe Lindsay Lohan.

“Ishte si diçka nga një film horror,” thotë ajo. “Është sikur u pëlqente të abuzonin me fëmijët”.

Në moshën 16-vjeçare ajo u dërgua në një sërë ambientesh rezidenciale për të ashtuquajturit adoleshente të trazovaçe , fëmijë me të gjitha llojet e problemeve, nga sjellja e keqe deri te problemet e varësisë dhe sëmundjet mendore.

“Unë nuk kam qenë një fëmijë i keq,” thotë ajo.

“Unë isha një vajzë normale 16-vjeçare. Prindërit e mi ishin shumë të rreptë. Ata nuk donin që unë të dilja dhe unë u rebelova dhe fillova të dilja fshehurazi dhe të merrja nota të këqija. Prindërit e mi folën me një terapist që rekomandoi këto shkolla. Më vonë kuptova se ky terapist dhe shumë të tjerë marrin komisione për dërgimin e fëmijëve në këto vende”, tregon ajo.

Paris pretendon se u zgjua në mes të natës nga stafi dhe e çuan në një dhomë private, ku e detyruan t’i nënshtrohej provimeve të qafës së mitrës.

“Të trajtojnë si një kriminel kur je vetëm një fëmijë,” thotë ajo.

“Si një e rritur tani, unë e shoh atë si abuzim seksual. Stafi duke parë një vajzë të re duke u zhveshur apo lakuriq apo duke bërë dush, ishte thjesht çnjerëzore në të gjitha nivelet.”

Ajo mendon se vetë prindërit e saj ishin viktima të marketingut mashtrues, ndërsa tregon se i jepnin edhe ilaçe me dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA