“Big Brother VIP Shkodra 2/ Nis sot premiera e komedisë, pritet të thyejë rekorde në sallën e teatrit “Migjeni”

17/03/2023 19:08

Nis sonte premiera e komedisë “Big Brother VIP Shkodra 2.

Nisur nga popullariteti i programit të Top Channel, Estrada e Shkodrës, sjell edhe këtë vit, formatin humoristik te këtij show.

“Big Brother VIP Shkodra 2 “ ka ngjitur në skenë humoristet shkodran të cilët imitojnë banoret e vërtetë.

Ky edicion riktheu në aktrim edhe humoristen e madhe, Zyliha Miloti e cila ne moshën 77-vjeçare është në rolin e Diolës.

Fritz Selmani si Luizi, Luisi Bregu si Olta, Besnik Cinari në rolin e Bledi Manes, etj.

Edicioni i kaluar mbushi sallën e teatrit “Migjeni” për 10 netë me radhë dhe sivjet synohet te thyhet ky rekord.

Top Channel