“Ai tjetri vetëm punë prishte”/ Kush do të moderojë këtë sezon emisionin “Më lër të flas”

17/03/2023 18:50

Vjen së shpejti në ekranin e “Top Channel” emisioni shumë i dashur për publikun “Më Lër Të Flas”.

Me të qeshura pafund, batuta dhe rrëfime emocionale, “Më lër të flas” do të transmetohet më 24 mars në televizionin më të madh kombëtar.

Së bashku me nisjen e emisionit, do të mund të zbulojmë nëse ky program do të jetë sërish nën moderimin e dy vëllezërve Veshaj, apo nëse Donaldi është larguar, siç informoi Romeo në promon e emisionit, ku tha se “ai tjetri vetëm punë prishte”.

Për më shumë detaje, “Më lër të flas” çdo të premte ora 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel