Vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së/ Alibeaj: Vonesa nga KQZ në dëm të demokratëve! Bardhi: Celibashi, ‘non grata’ për ne

16/03/2023 15:18

Vendimin e KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar prej tij në zgjedhje, Enkelejd Alibeaj e cilësoi konfirmim të detyrimit ligjor.

Megjithatë, vendimin e quajti të vonuar dhe nuk kurseu me kritika kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, që dy ditë më parë mori vendimin për mosregjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese. Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD-së në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.

Edhe Gazment Bardhi, në reagimin e tij në “Twitter”, akuzoi Celibashin, madje tha se është ‘non grata’ për PD-në.

Gazment Bardhi: Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA