Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se tashmë do të nisin takimet në sektoret private për domosdoshmërinë e pagës minimale në 40 mijë lekë.
Ai u shpreh se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ishte vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit jemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Ai ka deklaruar se do të bëjnë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lekë, nga 38 mijë që ishte objektivi elektoral i PS-së.
Top Channel