Një teleskop i NASA-s ka kapur imazhe mahnitëse para se një yll të shpërthejë dhe të zhduket.

Teleskopi James Webb e vëzhgoi fenomenin në Qershor 2022 si një nga misionet e tij të para pas nisjes së tij në 2021, por fotot sapo janë publikuar.

Ylli, WR 124 – një pjesë Wolf-Rayet e yjësisë Sagitta rreth 15,000 vjet dritë larg, u vu re duke lëshuar gaz dhe pluhur në hapësirë. Faza ku një yll hedh shtresën e tij të jashtme është normalisht faza e fundit përpara se të shpërthejë dhe të bëhet një supernova.

Teleskopi Webb ishte në gjendje të kapte ngjyrën vjollce të yllit në detaje mahnitëse për shkak të teknologjisë së tij me rezolucion të lartë dhe kamerës afër infra të kuqe. Paraardhësi i tij, teleskopi Hubble, fotografoi të njëjtin yll disa dekada më parë, por imazhi tregonte vetëm një top zjarri pa asnjë detaj të ndërlikuar.

WR124 është rreth 30 herë më i madh se dielli, me yje më të mëdhenj që kanë cikle jetësore më të shkurtër. NASA i përshkruan yjet Wolf-Rayet si “një prelud i rrallë për aktin e famshëm përfundimtar të yjeve masive, supernova”.

WR124 deri më tani ka hedhur material të mjaftueshëm për të rikrijuar diellin 10 herë, me gazin e nxjerrë duke u ftohur ndërsa largohet nga ylli për të formuar pluhur kozmik.

Astronomët shpresojnë se duke parë yjet që vdesin, ata do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë historinë e hershme të universit, i cili u mboll me materie të ngjashme dhe elementë të farkëtuar në bërthamat e tyre, që tani janë të zakonshme në epokën aktuale, duke përfshirë edhe Tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA