Java e Modës në Seul ka nisur me zhurmë të madhe, jo vetëm nga pjesëtarët e industrisë së modës por më së shumti nga media, e cila edhe këtë herë pati në kryefjale Elton Ilirjanin në daljen e parë për brand-in MMAM, e cila u mbajt në qendrën kryesore të kreativitetit dhe modës në Seul.
I veshur me një pardesy të zezë, e cila gjithashtu mund të përshkruhet si fustan, Ilirjani paraqiti veshjen e tij për mbylljen e sfilates prestigjoze me ecjen karakteristike mbi një palë çizme ttë gjata me takë të lartë.
“Kjo ishte ecja e parë e eksperiencës sime në Kore të Jugut me plot emocione. Ndjeva se sytë dhe shikimet e mbi 1000 njerëzve ishin më të forta sesa ndriçimi ekstravagant i produksionit!”
Ai theksoi gjithashtu se këtë dalje ia dedikon qenushes së tij pomerianiane me emrin Mona!
“Eca si Mona dhe më mungon shumë këto ditë që nuk është me mua! Mendova për një moment që isha ajo dhe eca në sfilatë krenar si një qenushe e vogël pomeraniane!”
Në vijim priten edhe tri ecje të tjera të Ilirjanit në Seoul Fashion Week.
Top Channel