Ish deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati e krahasoi Partinë Demokratike me Titanikun.
Ndërsa ishte pjesë e panelit të emisionit Top Talk në Top Channel ai u shpreh se disa prej aleatëve të kësaj partie i bënë mirë llogaritë dhe nuk janë pjesë e saj, duke e ditur se nuk do të jetë për shumë gjatë në skenën politike.
Bushati: Më kujton Titanikun para mbytjes se ata që bëjnë llogaritë më racionale janë ata aleatë që nuk u futën në këtë Titanik që po mbytet. Po largohen dhe po përgatiten për një erë të re demokratike post PD. I kanë bërë qartë llogaritë, Njëherë ishte tragjike herë të dytë historia u kthye në komike. 2019 tragjikisht nuk u fut në zgjedhje dogji mandatet bëri një gabim të pafalshëm. Këtë herë bëri një tërheqje taktike prap nga përgjegjësia, partitë e tjera tani po bëjnë llogaritë se si do të jetë jeta mbasi PD ndoshta nuk do të jetë më në skenën politike shqiptare. Duan me të drejtë të maten vlerat e tyre politike dhe të motivojnë strukturat kërkojnë votat duke thënë që shiko ne dolëm forca e katërt e pestë, PD do të dalë në një humbje të madhe, kjo është lëvizja e parë, pra këta aleatë tipikë të PD që sot po mendojnë për një erë të re post PD çdo ndodhë kur PD të mos i ketë zgjidhur më dhe të mos jetë ajo që është sot siç e dimë në këtë realitet.
Top Channel