Nëna e Leonardo da Vinci-t ishte skllave e bardhë, e trafikuar nga Kaukazi në Itali, thotë studimi (fotot)

15/03/2023 21:03

Leonardo da Vinci ka qenë vetëm gjysmë italian, pasi nëna e tij ishte një skllave e bardhë e ardhur nga zona e Kaukazeve, thotë një studim i ri ‘ambicioz’.

Më parë besohej se nëna e Da Vinci, Caterina ishte një fshatare nga zona e Toskanës, por një ekspert i ri i epokës së Rilindjes, pretendon se e vërteta është pak më e komplikuar.

Carlo Vecce, profesor i Universitetit të Napolit tha për rrjetin AFP në prezantimin e librit të tij të ri: “Nëna e Leonardos ishte një skllave ‘Circassiane’… ajo ishte marrë nga shtëpia e saj në malet Kaukaze, është shitur në Konstandinopojë, para se të mbërrinte në Venecia e më pas në Firence”.

Në këtë qytetet ajo besohet se është njohur me noterin italian Piero da Vinci, dhe djali i tyre u quajt ‘Leonardo’.

Zbulimet e Profesor Vecce – i cili ka shpenzuar dekada duke studiuar Da Vinci, raportohet se bazohen në arkivat e qytetit të Firences.

Me punën e tij kërkimore ai ka shkruar librin – ‘Buzëqeshja e Caterina, Nëna e Leonardos’ – i cili hedh dritë edhe mbi vetë artistin e njohur.

Mes dokumenteve të gjetura prej tij, është dhe një i shkruar nga babai i Vinci, që njihet si një “çertifikatë emancipimi” për Caterina, ku asaj “i jepet liria dhe dinjiteti njerëzor”.

Dokumenti daton prej vitit 1452 – që është viti i lindjes së Vinci’ dhe u prezantua dje në konferencën e shtypit të shtëpisë botuese Giunti në Firence.

Letra thoshte se ishte shkruar “nga burri qe dashuron Caterina, baba i djalit te saj, i cili ndihmoi t’i jepte lirinë”, thotë Vecce.

Historianët kishin dhe më parë dyshime se nëna e Leonardos vinte nga jashtë Firences dhe se vetë da Vinci nuk kishte marrë arsim formal, cka do ta bënte më të lehtë që ai të ndiqte hapat e babait të tij në profesion.

Por në fakt ai nisi karrierën në studion e piktori të njohur fiorentin Verrocchio.

Në moshën 18 ai ishte bërë pjesë e shoqatës prestigjoze të piktorëve dhe vishej me dantella dhe mbante mjekët të gjatë me onde.

Profesor Vecce beson se jeta e vështirë e nënës së tij emigrante pati efeket e saj në punën e të birit të shkëlqyeshëm.

“Caterina la te Leonardo një trashëgimi të madhe, frymën e lirisë që nxit çdo intelektual në punën shkencore”, thotë ai.

Gjatë kohës së tij në jetë da Vinci duhet të ishte bërë i famshëm për dizajnët inxhinierike, muzikën, arkitekturën,, skulpturën dhe makineritë ushtarake.

Ai njihet për dizajnet e pamenduara asokohe të avionëve e helikopterëve, disa shekuj para fluturimit të parë të këtyre makinerive.

Ndërsa mes zbulimeve të tij anatomike ai bëri të njohur nervin optik i cili lidh syrin me trurin.

Në vdekjen e tij Da Vinci i la shënimet nxënësit të tij të ri Francesco Melzi, të cilat u publikuan vetëm rreth 200 vjet pas vdekjes së mjeshtrit.

FOTO GALERI
2/5
Carlo Vecce, tha për rrjetin AFP në prezantimin e librit të tij të ri: “Nëna e Leonardos ishte një skllave ‘Circassiane’... ajo ishte marrë nga shtëpia e saj në malet Kaukaze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA