Ftesë në 5/ Kiara arrogante ndaj Luizit? Flet e njohura e tij shkodrane: S’ ka provuar ndjesinë e mëmësisë

15/03/2023 19:29

Sot në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, u diskutuan disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania.

Fatmira Vata, një nga mikeshat e programit që jeton dhe punon në Shkodër tha se e njeh Luizin prej kohësh.

“Unë e njoh mirë Luizin nga afër dhe e di karakterin e tij. E njoh qëkur ka qenë tek “Bilbilat” dhe në shumë koncerte vajza ime ka qenë e ftuar bashkë me Luizin. Është natyrë e dashur dhe një djalë me zemër të madhe. Ndoshta nga jashtë mund të duket sikur Kiara nuk jepet aq shumë sa jepet Luizi, por s’duhet të harrojmë se në jetën e përditshme gratë jepen më shumë”, tha ajo.

Diskutimi vijoi me të tjerë të ftuar në studio. Sipas Eduart Dedës reagimi i Kiarës nuk ishte aspak normal.

Gazetarja Jetona Koçibelli tha se Kiara ndryshoi qëndrim në momentin që pa disa mesazhe në “Big Love” dhe u sul drejt Oltës.

Në studio u komentua sjellja e Oltës ndaj Luizit, ku Fatmira e justifikoi meqë ajo është nënë ndërsa Kiara jo, por s’ ishin të gjithë në një mendje me të.

Top Channel