Ditë shiu! Keni çfarë vishni, mantelet e shiut janë sërish në modë

15/03/2023 17:00

Mantelet e shiut janë rikthyer në modë, pavarësisht viteve.

Vitet kanë treguar se tendencat e modës në kohën e gjysheve apo nënave tona po rikthehen me ndryshime shumë të vogla.

Këtë pranverë do t’i shohim në rrugët anembanë botës, përfshirë edhe vendin tonë, aq më tepër që tashmë mund t’i gjeni edhe në vitrinat e dyqaneve.

Manteli i punuar kryesisht nga pambuku dhe poliesteri, me jakë dhe mëngë të gjata me kopsa apo palosje, nxjerr një stil të sofistikuar që mund të kombinohet me çdo gjë që mund të keni në garderobë.

Përshtatet në mënyrë të përkryer me pantallona, mini funde, fustane, madje edhe me taka apo atlete.

Ato mund të gjenden në disa ngjyra apo modele.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel