Britanikja gjen ‘dashurinë e jetës’ në Turqi por miqtë i thonë se ai e do ‘vetëm për vizën’ (fotot)

15/03/2023 17:34

Amy Ugurlu ishte për pushime me një shoqe në rezortin e Kusadasi në Turqi në korrik 2020 për të harruar përkohësisht një ndarje, por nuk e dinte se shpejt një romancë tjetër e priste.

Ajo thotë se në udhëtim gjeti “dashurinë e jetës së saj”, por tashmë duhet të përballet me shakara të hidhura nga miqtë e saj.

34 vjeçarja nënë e një fëmije, njohu në një bar të rezortit të pushimeve një djale të pashëm të quajtur Mahsum, me të cilin nisi të bisedonte.

Ajo shpejt ra në dashuri me të dhe kur u kthye nga pushimet, nisi të komunikonte me të në rrjetet sociale.

Pas bisedave fillestare dyshja ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe Amy udhëtoi drejt Turqisë dy herë para mbylljeve të izolimi, kur ata mbetën larg njëri-tjetrit për tetë muaj.

Por lajmi i dashurisë me turkun e ri nuk i pëlqeu shokëve të Amy, që thanë se kujdestarja e të moshuarve nga Glasgow, Skoci, po tregohej “naive” dhe se marrëdhënia e tyre do të përfundonte keq pasi Mahsum e donte vetëm për një vizë drejt Britanisë.

Por megjithatë dyshja vijojnë të qëndrojnë bashkë teksa në shtator u martuan dhe tashmë kërkojnë të lindin një bebe.

Por megjithëse gjeti “burrin e ëndrrave” Amy thotë se jo gjithçka ka shkuar shtruar teksa njerëzit e kanë paragjykuar dhe ajo duhet të durojë komente abuzive online.

Amy, tha: “Nuk prisja të gjeja dashurinë e jetës në një udhëtim pushimesh. Unë sapo isha ndarë me babanë e djalit tim të vogël dhe kërkoja pak qetësi duke u larguar nga Skocia. Kur pashë Mahsum që kalonte te bari i thashë shoqeve se më pëlqeu, dhe i fola duke e pyetur nga ishte në Turqi”.

Më pas ajo tregon sesi fliste thuajse përditë me Mahsum dhe kur u kthye sërish në Turqi ata ishin bërë një çift.

Amy thotë: “Isha shumë e relaksuar kur isha me të, dukej aq i sinqertë, edhe familja ime e do shumë, është me origjinë kurdë dhe shumë strikt për kulturën dhe fenë e tij, prandaj unë trembesha se nuk do më pranonte sepse nuk isha muslimane apo se kisha një fëmijë, por ata më pranuan”.

Çifti u martuan më 4 shtator, 2022, në Kusadasi dhe ditën e tyre të madhe e festuan në të dyja kulturat.

Të ftuarit skocezë erdhën me funde burrash, hëngrën ushqim turk dhe kërcyen valle turke e skoceze.

Ndërsa Mahsum tha sipas rrjetit britanik Mirror: “Kur Amy erdhi të më fliste në bar për herë të parë, isha nervoz, sepse ajo vinte përditë aty, prej një jave. Ne biseduam por nuk këmbyem numrat e telefonit dhe për këtë më vinte keq. Kur ajo u largua besoja se mbaroi por disa ditë më vonë më kërkoi miqësi në rrjetet sociale dhe u gëzova shumë”.

“Më pëlqente buzëqeshja e saj, sytë blu dhe lëkura e zbehtë, teksa me të kisha një ndjenja që nuk e kisha me të tjera”.

“Udhëtuam gjatë me familjen drejt Skocisë, por ia vlejti”.

FOTO GALERI
1/5
Amy Ugurlu ishte për pushime me një shoqe në rezortin e Kusadasi në Turqi në korrik 2020 për të harruar përkohësisht një ndarje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA