Një avion luftarak rus është përplasur me një dron amerikan, duke bërë që avioni pa pilot të rrëzohet në Detin e Zi.

Ushtria amerikane deklaroi se droni ishte në një mision rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta arrinin atë.

“Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit”, tha komanda evropiane e SHBA.

Forcat amerikane dhe aleate do të vazhdojnë të operojnë në zonë. Sipas BBC nga Rusia nuk ka asnjë informacion për incidentin.

“Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.

Dronët MQ-9 Reaper janë avionë të mëdhenj pa pilot të krijuar për mbikëqyrje në lartësi të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA